Një person është lënduar pas një aksidenti të trafikut në Drenas mes një motoçiklete dhe një kamionete. Aktualisht personi i lënduar është duke u trajtuar nga mjekët në QKUK.
Lajmin është konfirmuar nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qikatov, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamionetë”, ka konfirmuar Kelani.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK.
“Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Kelani.
Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes