Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Besi. Policia ka dhënë detaje për këtë aksident.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin./GazetaSinjali/