image Policia del me njoftim për arrestimin e 25-vjeçarit që dyshohet se dhunoi vajzën e zhdukur në Gjakovë

Siguri

Policia del me njoftim për arrestimin e 25-vjeçarit që dyshohet se dhunoi vajzën e zhdukur në Gjakovë

news image

Një vajzë e raportuar si e zhdukur më 26 gusht është paraqitur dje në stacionin policor në Gjakovë dhe ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një mashkull.

Në lidhje me këtë rast, Policia në Gjakovë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës 25 vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Datë 26.08.2021, viktima vajzë e mitur, është paraqitur nga familjarët si person i zhdukur. Por më datë 30.08.2021 pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person.

E njëjta është intervistuar ne prezencën e Avokatit dhe Zyrtarit te QPS-e.       

Ne lidhje me rast janë angazhuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakove, ku janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, dhe pas identifikimit është arrestuar i dyshuari. K.I.N. i lindur 1996, shqiptar, kosovar

/GazetaSinjali/