Policia në Palermo ka arrestuar një infermiere e cila bënte kinse po vaksinonte qytetarët kundër COVID-19, në mënyrë që ata të arrinin të merrnin certifikatën e vaksinimit.
Hetuesit përdorën kamera të fshehta për të filmuar një grua 58-vjeçare që punonte si infermiere në Palermo.
Videoja e cila u bë virale në rrjetet sociale, tregon një punonjëse shëndetësore duke mbushur vaksinën dhe më pas duke e zbrazur përmbajtjen e saj në një shami, duke pretenduar se po e injekton atë në dorë.
58-vjeçarja u arrestua si e dyshuar për mashtrim.
Policia italiane pretendon se edhe doza përforcuese që ajo kishte dhënë, ishte false.
#Digos Palermo ha arrestato un’infermiera impiegata presso il reparto malattie infettive, autrice di fittizie vaccinazioni contro il #Covid_19
— Polizia di Stato (@poliziadistato) January 15, 2022
È indagata per falso ideologico e peculato. Anche lei avrebbe beneficiato di una falsa vaccinazione relativa alla dose booster #15gennaio pic.twitter.com/rQnZi5Q69t
Kjo nuk është hera e parë që një infermiere arrestohet në Itali për dyshime në lidhje me falsifikimin e dhënies së vaksinës, raporton Klix.ba.
Dhjetëra mjekë dhe infermierë janë arrestuar pasi kanë marrë nga 400 euro për shërbime të tilla. Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit në terren, anti-vaksinuesit i quajnë këto certifikata “super kartona jeshile” dhe janë gati të paguajnë deri në disa qindra euro për to./GazetaSinjali/