image Policia identifikon tre personat që plagosën shqiptarin

Rajon

Policia identifikon tre personat që plagosën shqiptarin

news image

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mirditë, Lezhë.

Rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kroji Shtogut”  Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri F.L. Policia e Qarkut Lezhë  vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve  të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.