Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar 41 persona që kanë kërkuar lëmoshë nëpër rrugë. E për këtë janë arrestuar 23 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksioni i policisë është zhvilluar në gjithë vendin gjatë periudhës 25 tetor deri më 29 tetor të këtij viti.
Zyrtarët policorë janë asistuar dhe përkrahur nga Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për Pune Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore.
Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:
• Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshe kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë,
• Identifikimi i 23 lëmoshe kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë,
• Numri i të dyshuarve gjithsej 23 persona.
Në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës. Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshë kërkues.
Fëmijë (18) janë referuar në QPS-të përkatëse për trajtim të mëtejmë.