image Policia ia zë derën burrit që shtiu me armë zjarri në Lipjan, përfundon në pranga

Siguri

Policia ia zë derën burrit që shtiu me armë zjarri në Lipjan, përfundon në pranga

news image

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë publike dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve. Pothuajse çdo ditë Sinjali ka raportuar me detaje për raste të tilla, që shpeshherë kanë pasuar edhe me përleshje e kanë përfunduar me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje gjatë ditës në Lipjan, ku Policia ka marrë informacione se një person ka shtënë disa herë me armë zjarri.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është identifikuar personi i dyshuar dhe më pas i njëjti është ftuar për intervistim.

41-vjeçari nga fshati Kleçkë i Lipjanit para hetuesve policorë ka pranuar se ka shtënë disa herë me armën e tij, për të cilën nuk posedon leje dhe të njëjtën më pas e ka dorëzuar tek organet kompetente.

Më pas Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe municion.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

/GazetaSinjali/