Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar përmes Tik Tok ka publikuar një video duke shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, të martën në ora 18:24.
Në raport thuhet se njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë.
I dyshuari nuk është gjetur, derisa rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/