Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Podujevë është shoqëruar në stacion, pasi gjatë kontrollit, i janë gjetur dy monedha nga 500 euro të falsifikuara.
Monedhat e falsifikuar janë konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Podujevë 02.04.2022 – 16:35. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit, i janë gjetur dy monedha nga 500 euro të falsifikuar. Monedhat janë konfiskuar, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt“, thuhet në raport.
*Fotografia është ilustrim