Policia mbrëmë në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt ka kontrolluar shtëpinë e një të mituri.
Siç njofton Policia, në shtëpinë e tij kanë gjetur dy armë (zolla) të zbrazëta dhe një maskë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas shoqërimit në stacion, i dyshuari është liruar. Kjo u bë me urdhër të prokurorit.
Rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/