image Policia ia gjen 10 mijë euro gjykatësit Sali Berisha

Kosovë

Detaje/ Policia ia gjen 10 mijë euro gjykatësit Sali Berisha

news image

Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Pejës, Sali Berisha, është arrestuar mbrëmë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacione nga viktima, që ka pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqësore, veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin e sistemit gjyqësor.

Berisha dyshohet që ka kërkuar një shumë prej 4 mijë eurove, në mënyrë të drejtpërdrejt, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare në cilësinë e gjyqtarit.

Gjatë operacionit policor i dyshuari ka pranuar shumë prej 2 mijë eurove, për të përmbyllur ofertën e precizuar në proces për të finalizuar shumën prej 6 mijë eurove. Pas arrestimit të dyshuarit, në prezencën e avokatit mbrojtës në zyret e e NJRHKEK-së Pejë , i janë gjetur 2 mijë euro.

“Gjatë operacionit policor, të zhvilluar me datën 19 shtator 2019, i inkriminuari ka kërkuar/pranuar shumën prej dymijë (2.000.00) eurove, për të përmbyllur ofertën e precizuar në proces për të finalizuar shumën prej gjashtëmijë (6.000.00) eurove, në lidhje me lëndën/çështjen penale të përmbyllur me aktgjykim kohë më parë. Pas arrestimit i dyshuari është kontrolluar në prezencën e avokatit mbrojtës, në zyrën e NJRHKEK-së Pejë, me ç’rast i janë gjetur në xhep paratë dymijë (2.000.00) euro, të cilat janë përdorur për aplikimin e masës së fshehtë ‘simulim i veprës së korrupsionit’”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me aprovim verbal të prokurorit, është kontrolluar banesa e Berishës, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë zjarri, tipi Zaza-min, kalibër: 8mm; një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të kalibrit 8mm, dhjetë mijë euro (10.000.00) euro si dhe shkresa, aktgjykime dhe proces verbale gjyqësore.

Me urdhër të prokurorit special, Berisha është ndaluar në qendër të mbajtjes për 48 orë. /Gazeta Sinjali/