Policia e Kosovës i ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Me autorizimin e Prokurorisë Speciale, Policia ka publikuar fotografitë e dy personave që dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e Ivanoviqit, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës kërkon që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë përmes numrit konfidencial të telefonit: 080019999, adresën elektronike [email protected], ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Në shkresën për media, Policia thotë se publikimi i këtyre fotografive u bë me qëllim që qytetarët të mund të ndihmojnë Policinë, duke pasur mundësi që ndoshta t’i identifikojnë këta dy persona të dyshuar. /Gazeta Sinjali/