image Policia i shkon në shtëpi Haxhi Hotit, nuk e gjejnë aty

Kosovë

Siguri/ Policia i shkon në shtëpi Haxhi Hotit, nuk e gjejnë aty

news image

Policia e Kosovës i ka shkuar në shtëpi anëtarit të partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hotit, po i njëjti nuk është gjetur aty, raporton Gazeta Sinjali.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të deklaratës që Hoti ka bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ku shkruan se Albin Kurti ka vetëm dy opsione ‘ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet’.

Lajmin për shkuarjen e policisë në shtëpinë e Haxhi Hotit, e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.

‘Policia e ka kërkuar në shtëpi Haxhi Hotin por nuk e ka gjetur në shtëpi…Policia i ka lënë porosi familjarëve që të lajmërohet në stacionin policor’, tha Graishta për Gazetën Sinjali.

Kundër tij, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë.

Nisma Socialdemokrate është distancuar nga deklarata e Haxhi Hotit, ndërsa ky i fundit ka thënë se postimi i tij për Kurtin ishte ‘gabim teknik’. /Gazeta Sinjali/