Sot, në bazë të Urdhëresës se Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësinë e hetimeve antidrogë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit Sh.K i lindur në vitin 1974 në fshatin Budakovë, Suharekë, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar armë zjarri.
Policia njofton se në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën:
“Një pushkë automatike ,, AK 47”, tre karikator të së njëjtës pushkë;
Një pushkamitralez me dy karikator;
Një pushkë M 48;
Një pistoletë me një karikator;
27 Fishek të kalibër 7.65.mm,
22 fishek të kalibër 7.62.mm,
Një tyt vazhduese e pushkamitralezit, si dhe pajisjet për pastrimin e armëve”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/