Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë pa leje, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar në mbrëmjen e djeshme në fshatin Sferkë të Klinës, gjatë kontrollit të Policisë në një shtëpi.
Sinjali mëson se është kryer bastisje në shtëpinë e një 60-vjeçari, dhe i njëjti ka pranuar se posedon armë zjarri për të cilën nuk ka leje dhe ka vendosur që në mënyrë vullnetare ta dorëzojë atë tek organet e rendit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin, dënohet më gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7,500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.