image Policia i sekuestron armën 21-vjeçarit në Suharekë

Kosovë

Policia i sekuestron armën 21-vjeçarit në Suharekë

news image

F.A nga Suhareka i është sekuestruar një armë e tipit pistoletë EKOL Special 99.

Policia ka njoftuar se pas sekuestrimit i njëjti është duke u proceduar në hetime sipas procedurës së rregullt.


“Me datën 17 shtator Policia në Suharekë, gjatë zbatimit të urdhëresës për kontroll, ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë të tipit pistoletë EKOL Special 99, të kalibrit 9 mm, dy karikatorë dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një fishek i kalibrit 6.35 mm. ​Arma në pronësi ilegale ishte në posedim të shtetasit F. A. i lindur në vitin 1997 dhe pas sekuestrimit i njëjti është duke u proceduar në hetime sipas procedurës së rregullt” thuhet në komunikatë.

Policia rajonale në Prizren gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve dhe informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, gjithsej në ‘sezonin veror 2019’ ka sekuestruar 50 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm./Gazeta Sinjali/