Një person është arrestuar dje në Deçan pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se tek i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë Stoger T6429 -19G00478 dhe tridhjetë fishekë cal 9x19mm.
Gjithashtu kanë bërë të ditur së në vend të ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja të kalibrit të njëjtë.