Gjatë patrullimit, Policia në Gjilan ka ndaluar një shofer pasi ky i fundit shkeli rregullat e trafikut, të cilit iu konfiskua një armë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Derisa patrulla policore ishte duke u marr me vozitësin bashkëudhëtari i cili gjendej në veturë u shmangë duke hyrë në një lokal të afërt dhe në tualetin e tij ka tentuar për ta fshehur një pistolete Roger me 8 copë fishekë te Cal.5.27×28 e cila ishte pronë e vozitësit B. I”, tha Hashani.
Hashani tha se gjatë kontrollit në veturë është gjetur edhe një sprej “CO2” si dhe një pistoletë – shkrepës e plastikës (emitim sikur armë e vërtet), të cilat janë konfiskuar nga policia.
“Me vendim të prokurorit të shtetit rasti iniciohet si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre””, tha ai.