Një fotografi e postuar në Facebook u ka kushtuar me arrestim 4 pejanëve.
Policia njofton se ata janë arrestuar parmbrëmë rreth orës 22:00 për shkak se kishin postuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Për shkak të fotografisë, Policia gjithashtu ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me 35 fishekë, një shufër metalike, një boks hekuri dhe një thikë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit një prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse tre tjerër janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet si “posedim i paautorizuar i armës”. /Gazeta Sinjali/