image Policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Paris

Botë

Botë/ Policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Paris

news image

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në qendër të Parisit, të cilët po kundërshtojnë sistemin e pensioneve.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, teksa protestuesit tentuan që të hynin në stacionin e trenit në Gare de l’Est.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se reformat janë esenciale, që të thjeshtohet sistemi aktual i pensioneve, por kundërshtarët e tij thonë se reformat e reja do të bëjnë që qytetarët të punojnë për një kohë më të gjatë, përpara se të dalin në pension.

Punëtorët e transportit në Francë kanë hyrë në grevë që prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar, duke kundërshtuar sistemin e ri të pensioneve. Njëherësh, kjo është greva më e gjatë në Francë në 51 vjetët e fundit.