Me 23 nëntor të këtij viti ka ndërruar jetë në moshë të re, grimerja, Marigona Obërtinca, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vdekja e grimeres është cilësuar si vdekje e dyshimtë, si dhe është bërë e ditur se trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion. Gjithashtu është bërë e ditur se ky rast është duke u hetuar.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë së Kosovës merr vesh se e ndjera ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, si shkak i përdorimit të alkoolit dhe substancave narkotike.