image Policia hap rast për vdekjen e Burbuqe Berishës

Siguri

Policia hap rast për vdekjen e Burbuqe Berishës

news image

Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në Ministrinë e Kulturës regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti në polici është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:20. /GazetaSinjali/