Policia e Kosovës ka gjobitur një grua dhe 21 burra, pasi të njëjtit në orë policore janë mbledhur për të luajtur bixhoz.
Sipas policisë, si prova materiale janë sekuestruar 770 çipa dhe dy komplete letra.
“Gjashtë prej tyre janë intervistuar, ndërsa të dyshuarve tjerë me vendim të prokurorit u janë shqiptuar gjoba mandatorë për mosrespektim të orarit qarkullues”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.