Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka shqiptuar 102 gjoba ndaj personave fizik, pasi nuk i kanë respektuar masat antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, pronarët e dy lokaleve në Prizren janë gjobitur me nga 200 euro
“Gjatë 24 orëve të datës 2 shkurt 2022 , duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash si dhe NJRKRR në Prizren”, thuhet në njoftim.