image Policia gjermane jep detaje për rastin ku kosovari vrau ish-gruan e tij dhe e la në veturë

Kosovë

Detaje/ Policia gjermane jep detaje për rastin ku kosovari vrau ish-gruan e tij dhe e la në veturë

news image

Një 32-vjeçar nga Kosova po dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij 33-vjeçare me armë zjarri në qytetin e Mainzit në Gjermani. Policia gjermane ka bërë të ditur se kosovari po dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri duke lënë të vdekur 33-vjeçaren.

Më tutje autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se kosovari pasi kishte shtënë me armë zjarri kishte braktisur veturën, ku më pas ish-gruaja e tij është gjetur pa shenja jete.

Në faqen zyrtarë të Policisë së rajonit të Rheinpfalz në Gjermani, janë publikuar detaje nga tragjedia e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 shkurtit. E gjithë ngjarja ishte zbuluar nga një patrullë e Policisë së zonës së Ëorth e cila po inspektonte rrugët derisa kishin vërejtur që një makinë e tipit “Ford” ishte ndalur në zonën e Minfeld.

Siç thuhet në këtë komunikatë zyrtare, pasi ishte ndalur makina, ngasësi kishte dalë jashtë dhe në dorë kishte një pistoletë, të cilët e kishte hedhur menjëherë.

Policia i ishte afruar makinë dhe kishin gjetur një grua pa shenja jete në karrigen e pasagjerit, e cila kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Pasi mjeku i emergjencës kishte arritur në vendin e ngjarjes, kishte mundur të konfirmonte vetëm vdekjen e gruas 33 vjeçare, që siç thuhet në këtë komunikatë të policisë ka qenë ish-partnerja e kosovarit 32 vjeçar i cili edhe është arrestuar.

Prokurori publik pastaj kishte urdhëruar që i dyshuari të ndalohej urgjentisht. Më pas i dyshuari nga Kosova ishte dërguar në një prej qendrave korrektuese./Gazeta Sinjali/