image Policia gjen revole dhe fishekë në një veturë në Prishtinë

Siguri

Policia gjen revole dhe fishekë në një veturë në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 50-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor, pasi që gjatë kontrollit në një veturë të tipit “Smart”, në të cilin ai ishte pasagjer, ka gjetur dha ka konfiskuar revole dhe fishekë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, në një pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë një revole të tipit EKOL, si dhe3 fishekë”, thuhet në kumtesën e policisë.

Ndaj 50-vjeçarit, policia bën të ditur se është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”./Gazeta Sinjali/