Dy turiste gjermane kishin humbur rrugën duke eksploruar Parkun Nacional të Valbonës. Nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeç, janë gjetur sot, shkruan Sinjali.
Ato janë gjetur te vendi i quajtur “Qafa e Valbonës” dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Kështu ka njoftuar Policia e Shtetit.