image Policia gjen mbi 3 kg drogë, municion e telefona në një automjet në Gjakovë

Siguri

Policia gjen mbi 3 kg drogë, municion e telefona në një automjet në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar 3 të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin ka gjetur substanca narkotike, monicion e telefona mobil, shkruan Gazeta Sinjali.

Me rastin e arrestimit të tyre, policia ka konfiskuar 3 kg e 141 gram marihuanë, 4 telefona mobil, 4 copë fishekë të kalibrit 7.65mm dhe automjeti.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 13:30 në Gjakovë./Gazeta Sinjali/