image Policia gjen kanabis të mbjellur në Vushtrri, por nuk dihet pronari

Siguri

Policia gjen kanabis të mbjellur në Vushtrri, por nuk dihet pronari

news image

Dje Policia në Vushtrri ka pranuar informacion se në një lokacion ka bimë kanabisi të mbjellura.

Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur 11 bimë kanabis sativa, pronari i të cilave nuk dihet ende.

“Vushtrri 20.08.2020 –10:06. Njësiti policor ka pranuar informatë se në një lokacion ka të mbjella bimë narkotike. Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se informata  është pozitive dhe  kanë sekuestruar 11 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi të ndryshme. Nuk dihet pronari i tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Bimët janë shkatërruar nga njësiti përkatës, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali