image Policia gjen armë e 300 fishekë në një shtëpi në Gjilan

Siguri

Policia gjen armë e 300 fishekë në një shtëpi në Gjilan

news image

Në fshatin Partesh të Gjilanit Policia e Kosovës ka kontrolluar dje një shtëpi, ku ka gjetur armë e fishekë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjatë, një pistoletë, 10 karikatorë dhe 300 fishekë të ndryshëm.  

Rasti ndaj të dyshuarit shtetas serb është hapur si “armëmbajtje pa leje”.

/GazetaSinjali/