Në fshatin Partesh të Gjilanit Policia e Kosovës ka kontrolluar dje një shtëpi, ku ka gjetur armë e fishekë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjatë, një pistoletë, 10 karikatorë dhe 300 fishekë të ndryshëm.
Rasti ndaj të dyshuarit shtetas serb është hapur si “armëmbajtje pa leje”.