Një zjarr i madh ka kapluar ish-fabrikën e elektromotorëve në hyrje të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa për rastin ka folur Nysret Xhurkaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Gjakovës.
Zjarri ka përfshirë ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe zjarrëfikësit iu kanë përgjigj rastit dhe janë në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma.
Nuk dihet nëse nga zjarri ka ndonjë person të lënduar.