image Policia fillon hetimet për vdekjen e 56-vjeçarit nga Lipjani, dyshohet se u neglizhua nga mjekët

Siguri

Policia fillon hetimet për vdekjen e 56-vjeçarit nga Lipjani, dyshohet se u neglizhua nga mjekët

news image

Gjatë ditës së sotme një 56-vjeçar ka ndërruar jetë, e që dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se kanë filluar hetimet.

Sot kemi pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë. Bëhet fjalë për personin: M.G,  mashkull, 56 vjeç  nga rrethina e Lipjanit. Me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Megjithë dyshimet e ngritura, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin  dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion/GazetaSinjali/