image Policia e Tiranës kap në flagrancë 3 persona që po vidhnin 13 mln lekë në një poliklinikë

Rajon

Rajoni/ Policia e Tiranës kap në flagrancë 3 persona që po vidhnin 13 mln lekë në një poliklinikë

news image

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pjesë e një grupi kriminal, që vidhnin kasafortat e bizneseve në kryeqytet dhe disa qarqe të tjera.

Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit “Poliklinika”. Ata u kapën në flagrancë sot rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Rruga e Kavajës”, në poliklinikën “Zonja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një kasafortë në të cilën ndodheshin rreth 12 milionë lekë të vjetra, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas tyre, të arrestuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim janë E.M., 33 vjeç, F. Sh. me pseudonim F. L., 37 vjeç dhe E.Ç. me pseudonim E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë (F. L. dhe E. Ç., me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë).

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: një automjet Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celular.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shumë prej 413 000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike.

Gjithashtu, të arrestuarit dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera./Gazeta Sinjali/