Një qytetar është arrestuar sot paradite në qendër të qytetit të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Gazetën Sinjali, se arrestimi i tij është bërë për shkak se qytetari nuk ka respektuar urdhrat e personit zyrtar.
Rasti i tij, me urdhër të prokurorit, ka shkruar në procedurë të shkurtër në gjykatë.
“Në orët e paradites në qendër të qytetit të Klinës është arrestuar një person për mosrespektimin e urdhrave të ligjshëm të personit zyrtar. Ai është intervistuar. Është kompletuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të shkurt në Gjykatë Themelor në Divizionin për Kundërvajtje”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/