Një aheng familjar nuk ka shkuar ashtu siç kishin planifikuar organizatorët.
Policia e Kosovës dje rreth orës 15:00 e ka ndërprerë në gjysmë ahengun që po mbahej në një shtëpi në Peqan të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, ndaj një personi është inicuar procedurë, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Peqan, Suharekë 02.08.2020 – 15:20. Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë duke organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij. Ahengu është ndërprerë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendimin e 27 korrikut të marrë nga Qeveria e Kosovës me masat kundër përhapjes së koronavirusit, edhe ahengjet familjare private janë bërë të ndaluara. /Gazeta Sinjali