Aktiviteti festiv nga Komuna e Prishtinës për pritjen e tifozëve anglezë duket është shtyer.
Ndonëse ishte paralajmëruar se kjo ngjarje do të fillonte në orën 12:00, ngjarja ende nuk ka nisur, shkruan Gazeta Sinjali.
Koordinatori i aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive, në Komunën e Prishtinës, Ardian Berisha u shpreh për KosovaPress se Policia nuk po e lejon fillimin e organizimit.
“Organizimi ende nuk ka filluar pasi që Policia e Kosovës nuk është duke lejuar një gjë te tillë”, tha ai.
Ai shtoi se nuk i dinë arsyet e këtij vendimi të Policisë. /Gazeta Sinjali/