Janë zbuluar detaje të reja pas lëshimit të alarmit në Mitrovicën e Veriut.
Policia e Kosovës raportohet se ka shkuar atje për ta arrestuar një serb të dyshuar, si i përfshirë në dhunën e ushtruar në veri.
Si rrjedhojë e kësaj, serbët pjesë grupeve kriminale janë mbledhur dhe kanë filluar gjuajtjet me gurë në drejtim të Policisë. Mediat serbe raportojnë se Policia ka përdorur gaz lotjsellës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin Milun Milenkovic-Llune, i cili është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.