image Policia e Kosovës pranon skanerë dore dhe dronë, ndihmojnë në gjetjen armëve nëpër vetura

Siguri

Policia e Kosovës pranon skanerë dore dhe dronë, ndihmojnë në gjetjen armëve nëpër vetura

news image

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i ka dorëzuar Policisë së Kosovës pajisje profesionale në vlerë prej 440 mijë dollarësh. Ky donacion përbëhet prej shtatë skanerë dore dhe dy dronë.

Aty u tha se UNDP-ja përmes programit për siguri mbështet institucionet e Kosovës në aspekte të ndryshme.

Këto projekte janë financuar nga Republika Federale e Gjermanisë me mbështetje edhe nga BE, të cilat do t’a ndihmojnë Policinë e Kosovës në kontrollin e armëve të lehta dhe të mesme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se trafikimi i armëve në Kosovë është i pranishëm, për çka tha se janë duke hartuar strategji për armët e vogla dhe të mesme.

“Ndër prioritet e qeverisë dhe ministrisë është zbatimi i strategjisë për kontrollimin e armëve të vogla dhe të lehta. Konsiderojmë që përmes këtij zbatimi, Kosova avancon në sigurimin nacional. Rreziku nga trafiku i armëve të vogla dhe të lehta është ende evident. Vendi im janë shuëm të cënueshëm s ai përket trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta. Udhërrëfyesi i ka bashkuar vendet e Ballkanit perëndimor. Tani i gjithë procesi mundësohet në mënyrë digjitale. Ministria ka hartuar strategjinë për armët e vogla dhe të lehta”.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Mario Suokko, tha se ky donacion nënkupton përkrahjen e Kosovës në fushën e sigurisë. Ajo pati fjalë të mira për Policinë e Kosovës, për të cilën tha se e kanë rritur numrin e armëve të konfiskuara.

Është kënaqësi të jem këtu së bashku prandaj kjo do të jetë edhe një eveniment i rëndësishëm. Fusha e sigurisë është zhvilluar në një punë komplekse. Prandaj edhe policia këtë është duke bërë. Policia i ka zgjeruar aftësitë e veta për luftimin e armëve të vogla. Angazhimet dhe zotimet janë të nevojshme për siguri. Me partnerë mburremi që jemi duke përkrahur Kosovën në mënyrë që të kemi një rajon të siguruar. Policia e Kosovës është shembull i një sistemi të armëve në rajon. Policia e Kosovës e ka ngritur numrin e armëve të konfiskuara”, tha ai.

Ky donacion, u vlerësua lartë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Ai tha se këto pajisje janë të rëndësishme për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, teksa tha se institucioni që ai e drejton ka avancuar në konfiskimin e armëve, raporton EO.

Arsyeja pse jemi mbledhur është përkrahja e radhës për pranimin e donacioneve. Na janë siguruar pajisje për policinë e Kosovës. Mbështetja e deritashme në fushën e kontrollit të armëve të vogla që ka qenë shumë e rëndësishme për policinë e Kosovës. Pavarësisht moshave çdo rrezik në siguri dëmton parimet themelore të drejtave të njeriut. Pikërisht kjo pandemi na ka ndihmuar që agjencitë e ligjit kanë nevojë për avancim. Përmes përkrahjes së fondit për zhvillim policia e Kosovës posedon qen të trajnuar që janë të aftë të nuhasin këtë lloj të armëve. Ne kemi avancuar në aspektin e konfiskimit të armëve, ku janë konfiskuar mbi 100 armë. Donacioni i sotëm i paisjeve për policinë do të jetë ndihmesë e madhe”, tha ai.

/GazetaSinjali/