Policia Kufitare e Kosovës në veri, ka njoftuar se njësitet kompetente të rajonit kufitar, dje rreth orës 17:40, kanë kapur rreth 1620 litra vaj ushqimor, i cili ishte nisur drejt Kosovës, pa asnjë dokument.
Në këtë rast, është ndaluar një automjet me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ashtu siç njofton Policia, gjatë kontrollit është konstatuar se personi i cili po transportonte vajin, nuk kishte asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e mallit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti, i cili ka urdhëruar që të rasti të iniciohet si “Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganor.