Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka publikuar Edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS), sipas të cilit Policia e Kosovës mbetet institucioni më i besueshëm në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Në të dhënat e publikuara në këtë raport, 41 për qind e qytetarëve në vend i besojnë më së shumti policisë, ndërkaq 17 të tjerë Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Më së paku besim, bazuar në këtë raport, qytetarët kanë te institucionet e nivelit të lartë, të drejtësisë, të arsimit dhe partitë politike.
Kurse, në pyetjen se cilit institucion të sigurisë i beson më shumë, shumica e të anketuarve kanë zgjedhur FSK-në, duke lënë pas policinë dhe Inspektoratin Policor./Gazeta Sinjali/