image Policia e Kosovës i porosit qytetarët që të 'sigurohen' për shkak të COVID-19

Siguri

Policia e Kosovës i porosit qytetarët që të ‘sigurohen’ për shkak të COVID-19

news image

Teksa numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 5 mijë e 118 dhe qeveria tanimë e ka bërë obligative mbajtjen e maskave, Policia e Kosovës i ka porositur ata që të ‘sigurohen’.

Nga sot, qytetarët që nuk i respektojnë masat e reja të qeverisë do të gjobiten.

Dje, policët dolën nëpër sheshet e qyteteve për t’i informuar qytetarët për mbajtjen e maskave.

Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës i ka këshilluar qytetarët t’i vendosin maskat, ta mbajnë distancën dhe higjienën personale. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/KosovoPolice/photos/a.815746085152596/3251405288253318/?type=3&theater