image Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ’keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’

Siguri

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ’keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale nga neni 232 ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Në njoftimin e PK-së, thuhet se drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informacioneve se “në rrjetin social Facebook është shpërndarë tek disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, ka filluar hetimet, ku si rezultat është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar”.

Lidhur me rastin është sekuestruar një telefon celular dhe po ashtu është intervistuar personi i dyshuar, mirëpo në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/