image Policia e Kosovës arreston në kufi një shtetas të Shqipërisë

Siguri

Policia e Kosovës arreston në kufi një shtetas të Shqipërisë

news image

Policia Kufitare ka arrestuar në Vërmicë një shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës (municionit)”, raporton Gazeta Sinjali.

56-vjeçari me inicialet Sh.C., u kap derisa po kalonte në kontrollin e vijës së dytë me një automjet me targa të Shqipërisë.

Policia njofton se në sirtarin para ulëses së pasagjerit, është gjetur një armë e tipit TT me shtatë fishekë të kalibrit 7.62mm.

“Personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale”, thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në qendrën e ndalimit./Gazeta Sinjali/

Arma e cila iu gjet të dyshuarit