image Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

Siguri

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

news image

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me borë dhe me ngrica.

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

Në Kosovë gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i ftohtë dhe me borë.

/Gazeta Sinjali/