image Policia e konfirmon për Sinjalin sulmin ndaj automjetit që po bartte para në Parallovë

Siguri

Policia e konfirmon për Sinjalin sulmin ndaj automjetit që po bartte para në Parallovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një grabitje të armatosur që ka ndodhur sot, në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Parallovë, raporton Gazeta Sinjali.

Disa persona të panjohur dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një automjeti që po transportonte para.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës, njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre./Gazeta Sinjali/