image Policia e kërkon, por i dyshuari lidhet live në televizion: Isha në Kosovë

Rajon

Policia e kërkon, por i dyshuari lidhet live në televizion: Isha në Kosovë

news image

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me skype Julian Sula, i shpallur zyrtarisht në kërkim për atentatin ndaj Prokurorit Ndoj u shpreh se nuk ka lidhje me asnjë nga personat e përfshirë në atenat.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”.

Sula thekson se në ditën që ka ndodhur atentati ishte në Kosovë duke ikur për në Turqi.

“Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra”.

Ai mohon të ketë njohje me Redjan Rrajën, prokurorin Ndoj apo Pëllumb Muharremin.

“Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj .Jo fare as Pëllumb Muharremin”.

Julian Sula  shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur në polici që nesër në mëngjes, pasi kjo situatë po shqetëson familjen e tij dhe sidomos vajzën.

“Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë ç’akorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, ka deklaruar ai.