image Policia e Fierit po e kërkon 56 vjeçarin që vrau dy persona për hakmarrje

Rajon

Rajoni/ Policia e Fierit po e kërkon 56 vjeçarin që vrau dy persona për hakmarrje

news image

Policia e Shqipërisë është në kërkim të Engjëll Brahimi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e A.B. zyrtar policor, djalit të tij 8 vjeçar dhe plagosjen e nipit të tij 10 vjeç, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas tyre, vrasja ishte kryer me armë zjarri në bashkëpunim me persona të tjerë, më 10 gusht të vitit 2000, në vendin e quajtur “Pishporo” në Fier.

Për këtë vepër, të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka cilësuar si “vrasje me paramendim, për hakmarrje”, 56 vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm./Gazeta Sinjali/