image “Policia e di ku është Vis Martinaj”, ish-drejtori i policisë: Operacioni i FNSH show i radhës

Shqipëri

“Policia e di ku është Vis Martinaj”, ish-drejtori i policisë: Operacioni i FNSH show i radhës

news image

Ish-drejtuesi i policisë Krenar Ahmeti thotë se kontrolli i ushtruar sot nga FNSH dhe RENEA në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe është vetëm show i radhës dhe kosto.

Ahmeti u shpreh se policia e di shumë mirë se ku është Ervis Martinaj dhe drejtori i policë e ka dhënë këtë urdhër, pa kuptim sipas tij për policinë, në përgjigje të ‘deadline’ dhe presionit të kryeministrit Edi Rama.

Janë humbje e kotë energjie dhe shpërdorim forcash, se çdo lëvizje ka koston e vet. Organet e policisë e dinë ku është Ervis Martinaj. Po vazhdon show i radhës. Drejtori i policisë është duke vepruar në bazë të presionit të bërë nga kryeministri. Gjithçka e ka në dorë Prokuroria, policia nuk ka asnjë detyrë tjetër, është vetëm një hallkë në zinxhir e hetimeve”, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/