Një i mitur është arrestuar dje paradite nga Policia në Klinë, për shkak të një fotografie të postuar nëpër rrjete sociale.
Siç njofton Policia, ai e kishte publikuar një foto ku pozonte me një armë në dorë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Klinë 01.08.2020-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar–i mitur pasi që i njëjti ka postuar nëpër rrjete sociale foto me armë në dorë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Pas intervistimit, i mituri nuk e ka dorëzuar armën me të cilën kishte dalë në fotografi. Kësisoj, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali